Një aksident ka ndodhur në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen “Barrikadë”.
Shoferi i një automjeti tip “Fuoristradë” ka humbur kontrollin e makinës dhe ka devijuar duke përplasur e rrëzuar reklamat dhe pemët në anë të rrugës.
Makina më pas ka përfunduar në anë të një kanali, pranë një lavazhi.
Zona ku ka ndodhur aksidenti ka qenë e populluar por fatmirësisht nuk ka pasur asnjë të lënduar.
Banorët e zonës dhe kalimtarët kanë njoftuar policinë. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivët e policisë të cilët po kryejnë veprimet e para proceduriale në venndgjarje.




