Tre persona mbetën të plagosur mesditën e së shtunës në aksin Elbasan – Librazhd në vendin e quajtur Xibrakë. Sipas policisë dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar plagosjen e tre femrave: 18, 23 dhe 55 vjeçe, qe të treja, banuese në fshatin Labinot-Mal te Elbasanit. Ato janë dërguar me urgjencë në spitalin e Librazhdit edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.  Shkaqet e aksidentit mbeten ende të paqarta. Përplasja shkaktoi ndërkohe mjaft vështirësi në qarkullimin e mjeteve te tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *