Një aksident  ka ndodhur në aksin nacional Berat-Dimal,në vendin e quajtur “Ura e Moravës”.

 

Dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra nga mjetet ka përfunduar në anë të barrierës duke rrezikuar të përfundonte në kanalin e mbushur me ujë.Mjeti tip BMË,me targa AA 810 HL ishte duke qarkulluar nga Dimali për Berat dhe mjeti tjetër tip Volsëagen,me targa 991 EN ka qënë duke qarkulluar në krah të kundërt,nga Berati në drejtim të Dimalit.

 

Në kthesën e “Urës së Moravës” mësohet se mjetet kanë rrëshkitur duku u përplasur përballë.Si pasojë e aksidentit janë plagosur të dy drejtuesit e mjeteve,të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Beratit,ku ndodhen me plagë të shumta nën kundesin e mjekëve.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu,që janë duke kryer edhe kqyrjen e vendit të ngjarjes,edhe pse shiu është duke  renë  pa ndërprerë.

 

Burimet e para policore në vendngjarje pohojnë se shkak për aksidentin mendohet të kenë qënë mungesa e ndriçimit dhe lagështira në rrugë,kjo e fundit mendohet të ketë sjellë rrëshkitjen e të dy mjeteve gjatë frenimit në kthesë dhe përplasjen e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *