Një këmbësor ende i paidentifikuar ka humbur jetën, pasi është u përplas nga një automjet në supëstraden Fushë Krujë – Milot. Aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes së te martës në afërsi të fshatit Gjorm të Kurbinit. Sipas policisë, drejtuesi i mjetit, i cili është arrestuar, ka qenë duke lëvizur në drejtim të Laçit. Për shkak të errësirës dhe shpejtësisë, ai nuk e ka parë personin që ndodhej në anë të rrugës. Viktima e aksidentit është dërguar në morgun e spitalit të Laçit, ndërsa ende nuk është identifikuar pasi nuk i është gjetur asnjë dokument me vete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *