Dy persona humbën jetën në një aksident rrugor në Lushnje.
“Vizion Plus” mëson se në aksident u përfshinë një makinë dhe një motomjet.
Për pasojë, viktima mbetën drejtuesi i motomjetit dhe pasagjeri në motomjet.
Pas përplasjes fatale, forcat e policisë shoqëruan shoferin e makinës.





