Një aksident masiv është shënuar këtë të dielë në Thumanë ku janë përfshirë disa automjete.

 

Nga ngjarja raportohet paraprakisht për disa të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.

 

Bëhet fjalë për një 30-vjeçar i cili ka humbur këmbën dhe është transportuar për në spitalin e Traumës në Tiranë.

 

Krujë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:45, në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, një automjet me drejtues shtetasin R. N., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin H. C., në aksident është përfshirë dhe një automjet tjeter me drejtues shtetasin E. N.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar të tre drejtuesit e automjeteve, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *