Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e një tjetri është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne në Lushnje.

 

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:15 në vendin e quajtur “Varrezat e Ardenicës”, ku një automjet tip “Benz” me drejtues shtetasin A.V., 29 vjeç nga Kolonja, ka dalë nga rruga.

 

Si pasojë e daljes nga rruga, ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi A.V dhe është dëmtuar shtetasi D.K, 42 vjeç, po nga Kolonja, i cili ishte pasagjer në automjet.

 

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të daljes nga rruga.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *