Një i ri me origjinë shqiptare ka humbur jetën ndërsa tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Itali.
Sipas mediave italiane, viktima është një 32 vjeçar me origjinë shqiptare me banim në Alatri.
Lexo edhe :
Related Posts
Të plagosur kanë mbetur tre personat që ndodheshin në mjetin tip Ford Focus. Ata u transportuan në spitalin e Frosinone në gjendje të rëndë.
Aksidenti ka ndodhur gjatë natës, rreth orës 3 të mëngjesit, në via Morolense në Supino.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë personeli mjekësor dhe policia për të kryer kontrollet e nevojshme.