Një i ri shqiptar ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë  një aksidenti rrugor të ndodhur në Itali.

 

Sipas mediave italiane ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e kësaj të mërkure në rrugën Kennedy, në Pianvallico të Firences.

 

Viktimë nga kjo ngjarje e rëndë mbeti shtetasi me iniciale K.E. 26-vjeç, ndërsa të plagosur  kanë mbetur vëllai i tij 19-vjeçar, si dhe një tjetër i ri, 26 vjeç identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

 

Ndërkohë autoritetet po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *