Një shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e së shtunës si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor.

 

Ngjarja ka ndodhur në Agazanna të Italisë dhe bëhet me dije se viktima është Klodian Murrizi 22 vjeç, i cili udhëtonte me një makinë tip Toyota Rav 4, kur mjeti humbi kontrollin dhe u përmbys duke dalë nga rruga.

 

Sipas mediave italiane pas përmbysjes, fuoristrada shpërtheu në flakë duke i marrë jetën shqiptarit me banim në  Gossolengo të Italisë. Gjithahstu në automjetin e aksidentuar ndodhej gjithashtu edhe një person tjetër rreth 22 vjeç, i cili është dërguar në spital në gjendje të rëndë për jetën.

 

Ndërkohë autoritetet përkatëse po punojnë për zbardhjen e plotë të këtij aksidenti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *