Të paktën 10 persona humbën jetën dhe 42 të tjerë u plagosën sot kur një autobus u përplas në shtyllën qendrore të një ure në shtetin brazilian të Sao Paulos, tha qeveria e shtetit.

Sipas autoriteteve lokale, aksidenti ka ndodhur pak pas mesnate me orën lokale pranë qytetit Itapetiniga, 170 kilometra në perëndim të qytetit të Sao Paulos.

Autobusi ishte nisur nga Itapeva për në Aparecida, një qytet fetar i njohur për turmat e pelegrinëve që vizitojnë për të parë nga afër Bazilikën e Zojës së Aparecidës.

Të plagosurit u dërguan në spitalet në Itapetiniga dhe në qytetin fqinj të Sorocamba, thanë autoritetet në një deklaratë. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *