Te paktën 6 persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër është në gjendje kritike për jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në Birmingham.

 

Sipas mediave vendase, disa automjete janë përfshirë në aksidentin i cili rezultoi fatal për 6 shtetasit, emrat dhe kombësia e të cilëve nuk është bërë ende e ditur. Policia beri me dije se aksidenti i rëndë ndodhi rreth orës 01:00 të mëngjesit të së dielës.

 

Ende nuk është konfirmuar shkaku i përplasjes së automjeteve të përfshira në aksidentin tragjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *