Subscribe

Festivali i balonave në Chasworth të Illinoisit në Shtetet e Bashkuara, për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi. Në momentin e ngritjes së dy balonave, era e fortë ka nxjerrë jashtë kontrollit tërësisht njërën prej tyre duke sjellë përplasjen e tyre.

 

Kaq ka mjaftuar që mjetet fluturuese të dalin jashtë kontrollit, duke rrezikuar jetën jo vetëm të drejtuesve, por edhe të turistëve të mbledhur në festivalin e Illinois. Gjatë përplasjeve në tokë drejtuesi i balonës, është hedhur. Ai ka pësuar plagë të lehta dhe është jashtë rrezikut për jetën. Festivali i balonave është një event i përvitshëm në Illinois.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *