Drejtuesi politik i PD në Qarkun e Korçës, Edmond Spaho pa nga afër paraditen e kësaj të diele situatën në akset nacionale në juglindje tē vendit, në të cilat qarkullimi i mjeteve bëhet me vështirësi për shkak të borës dhe ngricave.

 

Fajin për situatën e vështirë, Spaho e hodhi tek qeveria socialiste.

 

“Në aksin nacional Korçë-Pogradec rruga është e mbuluar nga bora dhe akulli. Gjatë 24 orëve të fundit në rrugët nacionale kanë ndodhur disa aksidente, nga të cilat fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz. Kjo gjendje  është pasojë e keqqeverisjes, vjedhjeve dhe mashtrimeve nga qeveria e Edi Ramës. Rama i ka lënë në baltë qytetarët e Qarkut të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë. Edhe pse qeveria harxhon 11.6 milionë euro në vit për mirëmbajtjen e aksit Fier-Elbasan-Korçë, sot në këto rrugë shihet të punojë vetëm një borëpastruese dhe nuk është hedhur asnjë kokërr kripë. Qytetarëve të Shqipërisë ju merren paratë nga xhepat e tyre, por shërbimet nuk kryen. Në kushtet e vështirësive të pamata të ekonomisë dhe motit të keq, qytetarët shqiptarë nuk mund të presin edhe 4 vite të tjerë nën sundimin e Edi Ramës. Çdo situatë të vështirë që kalon vendi,provon gjithmonë e më tepër se Edi Rama i ka lënë qytetarët shqiptarë në baltë. Ka ardhur koha që ai të ikë! Rama është kohë e humbur dhe nuk ka çfarë t’i japë më vendit! Në 25 prill Edi Rama do tê humbë dhe Shqipëria do të fitojë”, u shpreh Edmond Spaho.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *