Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e mbajtur këtë të mërkurë se të gjithë ata që përdorin rrugët e reja, do të duhet të paguajnë.

Ai ka komentuar projektet dhe infrakstrukturën rrugore duke bërë krahasime me kohën kur qeveriste ish-kryeministri Sali Berisha. Rama u shpreh se projektet e sotme të rrugëve nuk janë më premtime, por procese në zhvillim.

“I dashur, fjalët e mia nuk janë premtime, janë projekte. Premtime ishin në vitin 2013, kur unë flisja për korridorin blu dhe Berisha zgërdhihej…imagjinoje pak, ai ka kapur një rekord botëror. Në një rrugë të vetme shikon qindra standarte të ndryshme.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *