Takimet e para të Play Off në Uefa Champions League dhuruan surpriza në rezultate.

Ai që befasoi më shumë ishte Ajaksi që nuk shkoi më shumë sesa barazimi 0 me 0 në transferte kundër Apoel Nikosia.

Një ndeshje e dobët në Qipro për gjysmëfinalistet e edicionit të kaluar të Champions League të cilët mesa duket pa dy lideret e vet De Ligt dhe De Jong nuk do ta kenë të lehtë në këtë edicion.

Fitore shumë e rëndësishme ndërkohe për Club Brugge 1 me 0 në Austri kundër Lask Linz. Vendosi gjithcka një gol me penallti nga Vanaken që në minutën 10. Vendasit patën shumë raste për shënim por nuk e barazuan dot rezultatin.

Triumf me shumë peshë në transferten rumune edhe për ceket e Sllavias së Pragës. Ata mundën 1 me 0 Cluj duke shkuar të qetë në takimin e kthimit.

Të treja sfidat e kthimit do të luhen në 28 gusht e do të transmetohen në Tring sikurse edhe në mbrëmjen e së martës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *