Pas takimit Biden-Putin dhe deklaratave të bëra nga ky i fundit, ka reaguar politikani opozitar i burgosur në Rusi, Aleksei Navalny.

 

Ai e cilësoi Vladimir Putin një “gënjeshtar që nuk mund të ndalet së gënjyeri”.

 

Këtë reagim ai e bëri pasi Putin tha se Navalny e ka injoruar ligjin dhe e ka ditur se çfarë do t’i ndodhë nëse kthehet nga Gjermania në Rusi.

 

Navalny u trajtua në Gjermani si pasojë e helmimit me një agjent nervor Novichok në Rusi. Helmimi tij kishte ndodhur gjatë një udhëtimi nga Siberia për në Moskë.

 

Përmes një shkrimi në rrjete sociale, Navalny shkruan se: “Putini vuan ndoshta nga një sëmundje psikiatrike për shkak të posedimit të shumave pa kufi të parave dhe të qenit në pushtet për një kohë të gjatë. Ai nuk thotë asnjë fjalë të vërtetë. Gënjeshtrat e tij do të zbulohen menjëherë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *