Ali Ahmeti e Zoran Zaev jane takuar mbasditen e se martës, per te diskutuar ne lidhje me mundësinë e riaktivizimit te institucioneve. Dy krerët e partive qe kane shumicën ne Kuvend, kane deklaruar se synojnë t’i japin nje zgjidhje ngërçit politik, duke tejkaluar pengesat e dhënies se mandatit nga presidentit Ivanov.
Mësohet se përpara se te thërrasin Kuvendin per zgjedhjen e kreut te tij te ri, dy liderët kane diskutuar mes tyre per rakordimin e programeve politike dhe per ndarjen e posteve ministrore. Pas takimit me Zaev, kreu i BDI-se Ahmeti deklaroi se do te dyja forcat politike jane te angazhuar maksimalisht per ta nxjerre vendin nga kriza dhe per t’i dhene qytetareve te Maqedonisë nje qeveri te re, e cila do te përqendrohet te reformat integruese.