I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizon Plus, përmes një lidhjeje direktë në Skype, Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti ka dëshmuar edhe lidhur me intervistën e tij në Tribunalin e Hagës në vitin 2003.

Ai shprehet se ndërkombëtarisht gjyqi u fitua.

Ali Ahmeti: Kam patur intervistim nga Tribunali Ndërkombëtar I Hagës, në vitin 2003, I cili ka zgjatur 5 ditë dhe të tërë dokumentacionin  e kam dorëzuar aty. Nga Tribunali ne kemi fituar edhe ndërkombëtarisht edhe gjyqin dhe u dënuar drejtues të Policisë dhe Ushtrisë së Shtetit, praktikisht ne fituam.

Mentor Nazarko: A kishte në Maqedoni një direktivë që Shtabi I Përgjithshëm në Koosvë dhe Maqedoni jua jepte luftëtarëve në mënyrë të tillë që të ishin të kujdesshëm. Kishte diçka?

Ali Ahmeti: Unë në Maqedoni, jam nënshkrues I Dokumentit mbi Luftrat, ku thuhet se na kanë prurë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, mbi rregullat e luftës dhe çka është luftë e drejtë, çka është luftë e padrejtë, kush mund të përgjigjet ndërkombëtarisht për krime kundër njerëzimit. Edhe të tërë dokumentacionin ua kam shpërndarë Komandantëve të Brigadave dhe ato ua kanë dhënë atyre të Batalioneve dhe nëse dikush ka vepruar jahstë urdhrave të Shtabit të Përgjithshëm, përgjegjësia ka qenë personale e gjithë atyre që do të vepronin në kundërshtim me direktivat e Shtabit të Përgjithshëm dhe mbi Konventat Ndërkombëtare të luftarve

Duke u ndalur në një rrëfim ekskluziv, Ahmeti është shprehrur se kur ëshët marrë në pyetje në vitin 1981 ëshët keqtrajtuar pa mundur të reagojë.

“Mua në hetuesi në vitin 1981,më kanë keqtrajtuar, më kanë sharë nënën, më kanë rrahur si një kafshë dhe nuk kam mundur të reagoj apo të bëj asgjë dhe përderisa nuk kam mundur t’i bëj asgjë atij që më rrihte apo që më shante nënën shqiptare, unë asesi s’dua as t’i shaj shqiptarët as të mendoj keq për ta.”

Nëse do të ishte I gatshëm të dëshmonte në Hagë në ndihmë të palës së akuzuar, zyrtarëve në fjalë, Thaçit, Krasaniqit, Veselit dhe Selimit, Ahmeti është shprehur se padyshim nëse do të duhej, do të shkonte.

Ahmeti: Jam i gatshëm të dëshmoj në Hagë nëse më thërrasin!

Alban Dudushi: Si dëshmitar do të jeni në Hagë?

Ahmeti: Nuk e kam idenë. Kjo ëshët çështje që vendos Prokuroria dhe Gjykata.

Mentor Nazarko: Mund tju kërkojë edhe pala e akuzuar.

Ahmeti: Nuk e di. Sigurisht un ëkam shprehur gatishëmri, pikësëpari e kam bëër vullnetarisht si Prokurori, si Gjykatë Speciale autoritet veprimi ka vetëm në Kosovë dhe në Shqipëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *