Subscribe

Maqedonia e Veriut është përfshirë nga ethet e  zgjedhjeve të parakohshme parlamentare qe do mbahen em 12 prill të vitit të ardhshëm.Subjektet kryesore politike  kanë nisur  bisedimet për koalicione e  mundshme.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nga Kongresi i katërt i partisë ku u rizgjodh kryetar theksoi se është në komunikim dhe bashkëpunim me të gjitha partitë politike dhe se shqiptaret do te jene ne anen e fituesit

 

ALI AHMETI

 

KRYETAR BDI

 

Më 12 prill do ta kemi edhe sprovën e parë, ku BDI do ta vulosë edhe fitoren e radhës. Siç e kemi dëshmuar për 18 vite edhe kjo që vjen më 12 prill do të jetë fitorja e radhës e partisë, si subjekt dhe lëvizje që ka ditë të mbajë balancat politike. Më 12 prill do të fitojnë qytetarët e RMV-së, sepse kemi ditur të balancojmë dhe të përballemi me vështirësitë më të.

 

Ndërkohë kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar  se nëse VMRO-DPMNE fiton në zgjedhje do të bëjnë koalicion me çdo parti politike e cila do ta pranojë platformën e saj.

 

HRISTIJAN MICKOSKI

 

KRYETAR VMRO-DPMNE

 

Do të ulemi, do të bisedojmë dhe do të negociojmë dhe pse jo edhe per koalicionet. Nuk kemi preferenca ndaj asnjërës parti, kemi maredhenie me të gjitha subjektet politike të cilat janë përfaqësuese të shqiptarëve, kemi me parti politike të cilat nuk janë përfaqësuese të shqiptarëve, por të etnive të tjera etj., kështu që do të kemi program në tryezë, nëse gjejmë një pikë te përbashket do te bashkepunojme.

 

Ndërkohë, fokusi i socialdemokratëve te Zoran Zaev për momentin është garantimi I nje procesi zgjedhor demokratik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *