Ministri i Financave Arben Ahmetaj zhvilloi këtë të hënë një vizitë zyrtare në Serbi.

 

Ministri Ahmetaj u mirëprit gjatë vizitës nga homologu serb Siniša Mali. Fokusi i bisedës mes dy ministrave u fokusua për bashkëpunimine e mëtjeshëm në fushën e doganave dhe tregtisë.

 

Ministrat diskutuan që mes dy vendeve të eleminohen barrierat në tregëtinë e mallrave si dhe të lehtësohen procedurat të import-eksportit tranzitit të mallrave.

 

Ministri Ahmetaj së bashku me homoloigun diskutuan gjithashtu që të bëhet një hap para në njohjen reciproke të certifikatave veterinare dhe fitosanitare mes dy vendeve.

 

Sipas Ahmetajt Shqipëria dhe Serbia kanë një rol kyç në rajon dhe fokusi prioritar duhet të jetë ekonomia.

 

Në fund të takimit ministrat vunë në dukje se nëse dy vendet bashkëpunojnë mes tyre, do të përfitojë rajoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *