Subscribe

Ministri në detyrë i Financave Arben Ahmetaj ka sqaruar rrugën që duhet të ndjekin studentët për të përfituar nga vendimet e qeverisë për përgjysmim apo përjashtim nga tarifat.

Në një dalje publike, Ahmetaj evidentoi se ata studentë që kanë paguar tarifën e shkollimit të plotë, do t’iu duhet të marrin paratë pas vendimit të bordit të administrimit në shkolla.

Por qeveria ka përgjysmuar edhe pagesën për strehimin në konviktet që nuk janë rikonstruktuar.

Paralelisht bordet në shkolla do të duhet të publikojnë listën e studentëve me mesatare 9 deri në 10, si dhe ata me ndihmë ekonomike, të cilët përjashtohen nga tarifat 100 % si dhe marrin bursë 10 mijë lekë në muaj.

Kostoja totale e vendimeve në favor të studentëve arrin në 2 miliard lekë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *