Zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës se shqiptarë janë sot më të varfër.

Ahmetaj, i ka kthyer përgjigje Lulzim Bashës për akuzën se qeveria ka fshehur shifrat e COVID.

“Faktet janë fakte. Çfarë ndodhi me pandeminë në këtë vend. Përgjegjshmëria e mazhorancës. Blerja më parë se kushdo tjetër në rajon e vaksinave, përballë pandemisë ne nuk jemi Zoti. Sigurisht fatalitet ishin prezencë por shumë më të ulëta se në shumë vende. Numrat që sillni nuk u fshehim. Ku i gjetët? Sot kemi shumë më pak vdekje për shkak të kujdesit shëndetësor, për shkak të heroizmit të mjekëve dhe të vaksinimit. Deri në fund të vitit do të vijnë 3 milion vaksina. Ka vende që akoma lypin dhe ne i kemi”, u shpreh Ahmetaj.

Ai përsëriti edhe njëherë se Shqipëria ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon, prej 18% ndërsa theksoi se duhet të celebrojmë rikthimin e vendeve të punës të humbura gjatë pandemisë.

“Falë zotit, falë ekonomisë rritet kursimet. Nga ana tjetër rritet kredia për herë të parë. duhet ta celebrojmë edhe rikthimin e rritjes ekonomike. Dua t’ju sjell një statistikë modeste. Raporti i BB e konsideron Shqipërinë me rritjen më të madhe në rajon, falë punës, falë sipërmarrjes. Unë skam ndërmend të shaj kënd. Duhet ta celebrojmë rikthimin e vendeve të punës. Mund të përfitonim më shumë nëse do kishim më shumë, pastaj kalojmë në fyerje. Nuk duhet të tallemi më shqiptarët, një plan serioz mendohet, nuk vjen tre minuita pas deklarimit të kryeministrit, se i bie për 7 pika kemi kaluar 3 sekonda. Duroni me 48 orë do të vijmë me një plan për energjinë. Nuk ju thuhet shqiptarëve u varfërua, kur ekonomia është rritur me 18%. Udhëtuam në greminë me dy fatkeqësi dhe po ringrihemi, duhet ta celebrojmë,” deklaroi Ahmetaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *