Qindra familje shqiptare kanë përjetuar momente lumturie këtë të mërkurë, pasi familjarët e tyre përfituan nga amnistia penale, duke dalë nga qelitë e të gjithë vendii.

Mes takimeve të përlotura dhe përmallimeve, një i dënuar që përfitoi nga amnistia penale në burgun e Burrelit është pritur ndryshe.

Gazetari i Vizion Plus, Dritan Kurti raporton se familjarë e miq i kishin rezervuar një pritje të veçantë me fishekzjarre, duke bërë dallimin nga të tjerët.

Pas shumë debatesh, ligji i amnistisë penale u miratua më 4 prilll në Kuvendin e Shqipërisë. Nga kjo amnisti përfitojnë personat të cilëve dënimi u ka marrë formë të prerë deri në datën 31 mars 2024.

Përfitojnë të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite, gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.

Ulja e dënimit do të jetë në 1.5 vite për burrat dhe 2 vite për gratë si masë lehtësuese./vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *