Subscribe

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka deklaruar se nëse nuk do të gjejë një dakordësi me liderin e opozitës për mënyrën se si do të shkojnë në zgjedhje, ka një tjetër plan.

I pyetur nëse do të ishte një alternativë bashkimi i votave me PS-në, ai e ka mohuar këtë në mënyrë kategorike, por shton se partitë e vogla mund të jenë pjesë e zgjedhjes së tij.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Agron Duka: Kjo nuk është ultimative, por këto janë kërkesat e mia. Basha dhe PD-ja duhet të na bindë që kemi kërkuar shumë. Në një qark mund të ketë një kandidat më të mirë, mund të duhet të tërheëqim një ose dy kandidatë. Plani B, pastaj, është për të dalë vetëm. Po dola vetëm si jap llogari kurrkujt unë. Me këdo që më shton votat edhe mendoj vetëm në mënyrë pragmatiste.

Alban Dudushi: Edhe me Partinë Socialiste?

Agron Duka: Jo jo, flasim vetëm për partitë e vogla…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *