Me Aleancën për Ndryshim, është i sigurt ndryshimi, sipas kreut të Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka.

 

Për këtë arsye, ai ftoi të gjithë qytetarët që më 25 prill të rrëzojnë me votë Partinë Socialiste.

 

Thirrjet Duka i bëri gjatë një mitingu në Shijak.

 

“Gara politike është element ndërtues i demokracisë dhe rregullat e saj janë themeli i domosdoshëm për t’u respektuar. Çdo gjë do ndryshojë me votën tuaj pas 25 prillit. Zëri juaj në parlament duhet të jetë parësor dhe jo i harruar sikur qeveria Rama ka vepruar në këto 8 vite pushtet. MË 25 PRILL DURRËSI VENDOS TË ARDHMEN E SIGURT‼️”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *