Mbrëmja e kësaj të hëne nuk ka nisur edhe aq e mbarë për fermerët.

Sot, Baby G dhe Xhesika Polo do të përballen në një sfidë, ku ajo që do të fitojë do marr statusin e kryefermeres dhe ajo që humbet do të largohet përfundimisht nga gara.

Por jo vetëm kaq. Një eliminim i dytë do të ndodhë këtë mbrëmje. Që në nisje të spektaklit, Fjoralba Ponari njoftoi hapjen e një televotimi, duke thënë se shqiptarët do të votojnë për personin që duan të shpëtojnë. Ai ose ajo që do dalë më pak e preferuar, do largohet nga “Ferma VIP”.

Xhesi dhe Baby G do përballen sot kokë më kokë, njëra do fitoj statusin e kryefermeres dhe njëra largohet përfundimisht. Por sot do të ketë edhe një eliminim të dytë. Agai ka vendosur tu çojë në një televotim të hapur, përveç Baby G dhe Xhesikës”, tha Fjoralba.

Ndërsa opinionisti Kel Demi e ka konsideruar këtë vendim si një stuhi për fermerët./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *