“Zhvillimi i Kapitalit Njerëzor në Shqipëri – Roli i Arsimit dhe Formimit Profesional”, bëri bashkë aktore të ndryshëm të jetes politike e publike në vend.

 

Në mesin e pjesmarrësve në një prej paneleve të “Shkollës veriore 2019” mbështetur nga qeveria zvicerane, ishte edhe Ministrja e Financave dhe Ekonomisë Anila Denaj..

 

Gjatë fjalës së saj në panelin e diskutimit Ministrja tha se regjistrimi në arsimin profesional ka shënuar rritje me 35 % në 5 vitet e fundit.

 

Ndërkohë, aksesi në tregun e punës është më i lartë. Po të krahasojmë nxënësit që mbarojnë shkollat profesionale, 65% kanë akses direkt në punë, ndërsa nga gjimnazi, aksesi në punë është në nivelin 50%”.

 

Në ditën e parë të diskutimeve rreth përfshirjes së sektorit privat në qeverisjen e AFP-së, Aftësi për Jetën dhe kontributin e arsimit profesional në zhvillimin e kapitalit njerëzor, mori pjesë edhebashkëshortja e kryeministrit, Linda Rama, Eksperte e Zhvillimit të Aftësive theksoi se është koha të fokusohemi tek aftësitë për jetën  dhe të flasim seriozisht për to, duke i sjellë si kryefjalë në tryezat e diskutimit për arsimin.

Gjatë tre ditëve të programit të “Shkolla verore 2019” pjesëmarrësit propozuan zgjidhje e nisma konkrete për ta bërë ofertën në sistemin e AFP-së më të lidhur me tregun e punës. Po ashtu u debatua roli i kompanive në zhvillimin e kapitalit njerëzor, si dhe digjitalizimi e përdorimi i teknologjisë në “Aftesine per Pune”.

 

“Aftësitë profesionale të punësojnë, aftësitë e buta të pushojnë”, tha mes të tjerash Linda Rama.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *