Në afatin e fundit për dorëzimin e pretendimeve për inceneratorin e Elbasanit, mbrojtësit ligjorë të të pandehurve dorëzuan pretendimet e tyre për akuzat e ngritura nga SPAK.

 

Avokati i Klodian Zotos  pretendon se klienti i tij nuk ka kryer evazion fiskal pasi të gjitha dokumentacionet janë kryer konform ligjit, në kushtet kur vendi ishte në një emergjencë mjedisore.

 

Po njëlloj kanë pretenduar edhe avokatët e të pandehurve të tjerë duke u shprehur se ata nuk e kanë shkelur ligjin dhe nuk kanë kryer asnjë prej veprave penale që pretendohen nga ana e SPAK.

 

Në lidhje me inceneratorin e Elbasanit, Gjykata e Posaçme ka dhënë masë sigurie në mungesë për Mirel Mërtirin dhe po ashtu edhe për Alqi Bllakon, i cili më herët akuzohej vetëm për djegësin e Fierit, duke i rënduar edhe më shume pozitat e tij para ligjit.

 

Vizion Plus meson se të gjithë avokatët mbrojtës do të kërkojnë gjykim të shkurtuar.

 

Pas analizimit të kundershtive te paraqitura nga avokatët, prokurori Klodian Braho pritet të dërgojë dosjen në gjykatë.

 

Do të jetë seanca paraprake, vendimtare për nisjen apo jo të gjykimit apo kthimin për plotësim të hetimeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *