Subscribe

Edhe pse afati i përfundimit të misionit të Operacionit Forca e Ligjit duhet të ishte data 1 janar, Ministria e Brendshme pritet të kërkojë që ky ligj të amendohet. Puna e realizuar nga OFL, për ligjvënësit e majtë është parë si një sukses, por situata e pandemisë ka ngadalësuar procesin e bashkëpunimit me SPAK sa i takon verifikimit të pasurive të personave të botës së krimit.

“XHEMAL QEFALIA

DEPUTET PS

Unë do ta konsideroja një sukses për aq kohë sa Policia e Shtetit pranë organeve kompetente ka dërguar një numër prej 192 individësh për të verifikuar pasurinë e tyre. Ndërsa në kontekstin më të gjerë në kthimin e përgjigjeve nga SPAK, pandemia dhe situata që kaloi Shqipëria nuk ka bërë të mundur që kjo efiçensë të jetë në kushte optimale.”

Ndryshe shprehen ekspertët, të cilët ngritjen e OFL e kanë konsideruar një dështim. Madje ata e kanë quajtur si një proces që ka legjitimuar paratë dhe pronat e kriminelëve.

“JORDAN DACI

JURIST

Për mua ka qenë një dështim i paralajmëruar sepse vendosi sekuestro mbi sekuestro. Policisë iu dhanë atribute të organit të hetimit, pra të Prokurorisë dhe të organit të gjykimit që është Gjykata. Për mendimin tim shërbeu për ligjërimin e pasurive të X apo Y individ.”

Por anëtari i komisionit të sigurisë Xhemal Qefalia mbron me force zgjatjen e afatit të kësaj strukture

“XHEMAL QEFALIA

DEPUTET PS

Ende ka shumë dosje të cilat nuk kanë marrë përgjigjen e tyre. Do të mendoja që të shtyhet në një kohë të shkurtër për ti dhënë kohë organit të procedurës për t’i kthyer përgjigje Policisë së Shtetit.”

 

“JORDAN DACI

JURIST

Nuk mundet kurrsesi që të vazhdojmë me këtë situatë antikushtetueshmërie. Për më tepër që rezultatet janë më shumë negative. Duhet të heqim dorë nga kthimi i një shteti të së drejtës në shtet policor.”

 

OFL ka nisur mbi 500 kërkesa për justifikim pasurie nga te cilat mbi 190 i kanë kaluar prokurorisë së posaçme. Pjesa tjetër i kanë justifikuar pasuritë e tyre brenda 48 orëve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *