Aeroporti i Tiranës njoftoi të interesuarit se çfarë dokumentesh duhen për ata që duan të vizitojnë bashkëshortin ose bashkëshorten në Gjermani.

Dokumentet që nevojiten janë: Certifikatë martese me vulë apostile; certifikate familjare me vulë apostile; fotokopje e lejes së qëndrimit të bashkëshortit apo bashkëshortes; biletat vajtje-ardhje; kontrata e shtëpisë në Gjermani; konfirmim me email nga policia kufitare federale gjermane (e aeroportit të mbërritjes) ose plotësimi i një formulari të posaçëm në policinë lokale nga bashkëshorti apo bashkëshortja resident; kush udhëton me fëmijë, duhet një prokurë e posaçme, e përkthyer dhe e noterizuar nga bashkëshorti apo bashkëshortja rezidente.

Aeroporti sqaroi se kjo është vetëm një listë referuese që vjen si përgjigje e qindra mesazheve në “Facebook” për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *