Partia Demokratike e cilëson hapjen e aeroportit të Kukësit për fluturimet ndërkombëtare një tjetër premtim të pa mbajtur të kryeministrit Rama.

 

Duke iu referuar itenerarit të udhëtimit të ndjekur nga avioni i “Air Albania”, PD thotë se aeroporti s’ka ende certifikatë sigurie.

 

“Me ramën në krye të qeverisë, fluturimet ndërkombëtare në aeroportin e Kukësit janë si hapja e negociatave me BE: ato nuk ekzistojnë. Ky është eksperimenti i fundit që Rama bën me shqiptarët. Kryeministri më i dështuar dhe më i paaftë në historinë e vendit do të largohet në 25 prill nga shqiptarët që duan ndryshim!”, thotë Partia Demokratike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *