Kryebashkiakja Voltana Ademi ka reaguar në lidhje me incidentet e rënda që prodhoi protesta e kësaj të shtune në Shkodër ku u shkaterrua godina e selisë së PS.

Ademi, e cila ishte pjesë e protestes së bashku me Bardh Spahinë, tha se ajo dhe PD e Shkodrës nuk ka nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta, duke I kërkuar qytetarëve të mos bien pre e provokimeve.

Kryebashkiakja shtoi se thyerja e selisë së Partisë Socialiste nuk është ajo që ne duam dhe ajo që ne shkodranët mbështesim.

 

Si qytetarja e parë e Shkodrës kisha përgjegjësinë të isha sot me shkodranët e revoltuar nga arbitrartieti që çon deri në vrasje, e shtetit policor të ndërtuar nga Edi Rama në këto 7 vjet. Ne bëmë detyrën tonë ndaj demokracisë dhe lirisë në një marshim paqësor. Thyerja e selisë së Partisë Socialiste nuk është ajo që ne duam dhe ajo që ne shkodranët mbështesim. Ne nuk kemi nxitur kurrë urrejtje politike as në kohërat më të errëta dhe përsekutimin më të egër, nuk nxisim as sot as dhunën, as urrejtjen mes vendit.

 

Ademi tha se dhunimi I selisë së PS është bërë nga njerez të panjohur dhe se ishte vetë ajo që njoftoi policinë në momentet e para.

 

 

Qytetarët duhet ta dinë se kur disa të rinj, të panjohur dhe të pambështetur nga protestuesit e tjerë, u drejtuan nga selia e PS, njoftova autoritetet më të larta të Policisë në Shkodër. Policia ndenji me duar në xhepa, duke parë dhunimin e selisë, pa bërë asnjë veprim.Të rinjtë dhe qytetarët nuk duhet të bien pre e asnjë provokimi kriminal, siç ka ndodhur në Tiranë nga regjimi i Edi Ramës dhe siç po ndodh sot në Shkodër. E drejta për të protestuar është legjitime dhe ajo duhet të ushtrohet pa pengesa dhe tejkalime.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *