Adelina Ismaili është një ndër këngëtaret që njihet për ekstravagancën e saj.
Prej vitesh ajo ka performuar në skenat shqiptare në formën më origjinale të mundshme, madje ka thyer tabu me zgjedhjet e saj.
Gjithashtu ajo është një këngëtare që ka arritur të shënojë histori dhe të mbesë në memoriet e të gjithëve ne për mesazhet domethënëse që përmbajnë këngët e saj.
Në daljet e saj ajo që bënte më përshtypje ishte veshja dhe pamja e saj e jashtme. Shumë shpesh me veshje lëkure, bizhuteri që marrin vëmendje dhe kombinime të pazakonta, për një kohë kur jo gjithçka lejohej.
Me flokët e gjatë në ngjyrë të erret, herë me balluke dhe shpesh herë me gërsheta të vogla që sot janë trend, Adelina duket se ka paraprirë modën e viteve të fundit që në fund të ‘90-ës.