Gjykata e Korçës le në burg 20 vjeçarin Klavio Karuni, i arrestuar për abuzim seksual me 43 vjeçaren me probleme mendore.

Ngjarja ndodhi 3 ditë më parë në fshatin Miras të Devollit.

 

Policia arrestoi Karunin,raporton Vizion Plus, pasi 43 vjeçarja pas vizitës në spitalin e Bilishtit rezultoi 6 muajshe shtatzënë dhe deklaroi në polici se Karuni kishte abuzuar seksualisht me të.

 

Nga informacionet bëhet me dije se autori në prani të avokatit ka pranuar faktin që ka kryer marrëdhënie me 43 vjeçaren. Pas kërkesës së prokurorisë, ai ka marrë masën e arrestit me burg nga Gjykata e Korçës.

 

Pritet të kryhet edhe analiza e ADN për atësinë e fëmijës.

 

Gjyqtare e cështjes ka qënë Luljeta Kole ndërsa prokurore Odeta Todorushi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *