Gjykata e Tiranës ka pranuar gjykimin e shkurtuar për Abaz Dogun, i cili u arrestua bashkë me 3 të mitur, për përdhunimin e një 15-vjeçareje në Babrru.

 

65-vjeçari Dogu ishte roje në shkollën 9-vjeçare ku mësonte e mitura, dhe sipas prokurorisë, kishte regjistruar video intime me adoleshenten dhe ua kishte shpërndarë dhe tre të pandehurve të tjerë.

 

Këta të fundit, nën kërcënimin e publikimit të videos, kanë kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të miturën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *