Kreu i Partise Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ku bën thirrje për vettingun në politike.

Sipas Bashes, kapja e shtetit nga pushtetaret e lidhur me oligarkët ka arritur nivelin më të lartë.

“Kapja e shtetit nga pushtetarët e lidhur me oligarkët, ka arritur nivelin më të lartë në rajon, duke dëmtuar tregun, duke rritur çmimet e vrarë vende pune. Prandaj, edhe këtë vit, projekt-buxheti po miratohet për t’u dhënë thelat oligarkëve dhe thërrimet qytetarëve. Që shteti të mos jetë në duart e një pakice të vogël njerëzish, që ekonomia të jetë konkurruese dhe sipërmarrësit e ndershëm të jenë të lirë të krijojnë mirëqenie, na nevojitet vettingu në politikë. Për pastrimin e institucioneve nga të gjithë ata që, duke abuzuar me pushtetin, kanë paralizuar demokracinë dhe kanë shkatërruar ekonominë e familjeve shqiptare”, shkruan Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *