8 administratorë subjektesh janë proceduar penalisht gjatë 48 orëve të fundit dhe janë ndëshkuar me gjobë 6 të tjerë.

 

Në Tiranë, u proceduan penalisht 5 administratorë, ndërsa 1 administrator u gjobit me 50000 lekë, pasi ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore pa e regjistruar pranë organeve tatimore. Ata dyshohet se kanë përpiluar fatura tatimore të shitjeve fiktive të çmimit të produkteve që tregtojnë pikat e pakicës, duke abuzuar dhe përfituar me çmimet e tyre.

 

Ndërkohë, në Durrës janë ndëshkuar me gjobë 3 shtetas. Bëhet fjalë për 2 pronarë dyqanesh me artikuj të ndryshëm ushqimor, pasi nga verifikimet u konstatua se tregtonin mall pa faturë, si dhe pronari i një farmacie, pasi u konstatua se nuk kishte afishuar listën e çmimeve.

 

Në Vlorë, u procedua penalisht administratori i një supermarketi në lagjen “Ujë i Ftohtë”, pasi në aktivitetin e tij janë gjetur dhe bllokuar disa produkte ushqimore të skaduara, si dhe u ndëshkuan me 80000 dhe 50000 lekë gjobë 2 administratorë me aktivitet tregtim i artikujve ushqimor dhe industrial, si dhe fruta-perime, të cilët u gjetën të parregullt në ushtrimin e aktivitetit.

 

Po ashtu edhe në Elbasan u proceduan penalisht 2 administratorë. Nga kontrollet rezultoi se ushtronin aktivitetin e shitjes së produkteve ushqimore dhe farmaceutike pa faturë tatimore dhe pa u regjistruar pranë organeve tatimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *