Pas akuzave lidhur me shitjen dhe aksioneret e “Abi Bank”, banka qendrore ka sqaruar procedurën qe ajo ka ndjekur per licencimin e këtij institucioni financiar. Sipas Bankës se Shqipërisë, ky proces ka nisur qe ne vitin 2015, kohe kur banka “Credit Agricole” u shit tek shoqëria “trazit”, e cila me pas ndryshoi emrin ne “Abi Bank”.

 

Kjo shitje sipas institucionit monetar është bere konform ligjit dhe rregullave te bankës, duke vlerësuar edhe aksioneret direkt si dhe ata te tërthorte. Edhe pse dy prej aksionereve te tërthorte rezultojnë te kenë veprimtari ne ishujt Kajman, qe njihen si parajsa fiskale, banka sqaron se ligjet ne fuqi nuk parashikojnë kufizime apo ndalime lidhur me vendin ku ushtrojnë aktivitet aksioneret, qe duan te hyjnë ne tregun shqiptar.

 

Paralelisht me këtë fakt, banka ka kryer vlerësimin e integritetit dhe reputacionit te aksionereve, duke kërkuar prej tyre nje sere dokumentesh, nga ku ka rezultuar se nuk ka patur asnjë problematike.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *