Pakujdesia në timon merr serish dy jetë njerëzish. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së shtunë në zonën e ish-këndëtës në Durrës, ku dy gra, vjehrrë dhe nuse janë përplasur për vdekje nga një automjet.

 

Viktimat janë Bukurie Cufaj 56 vjece dhe nusja e djalit të saj Sabije Cufaj 38 vjeçe. Mësohet se dy gratë janë përplasur nga një automjet tip “BMW” që drejtohej nga një 22 vjeçar.  Nga përplasja e fortë, 56 dhe 38 vjeçarja kanë humbur jetën menjëherë.

 

Ende nuk dihet, por dyshimet paraprake të policisë për ngjarjen janë se automjeti ka qenë me shpejtësi jashtë normave të lejuara. Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit 22-vjeçar dhe po heton për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

 

Blutë e qytetit bregdetar ndaluan drejtuesin e makinës dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që cuan në këtë aksident tragjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *