Subscribe

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se ende nuk mund të thuhet me siguri nëse Majori Xhevahir Jazaj u vetëvra në Afganistan.

 

Nga studioja e “Quo Vadis”, ai deklaroi se për këtë çështje ka nisur një hetim edhe në Shqipëri.

 

“Është një ngjarje që deri tani thuhet se është një plagë e shkaktuar nga arma e majorit. Janë hetime paraprake. Kanë filluar hetimet edhe këtu. Nga këto ngjarje ne nxjerrim mësime, ndoshta edhe për më shumë trajtim psikologjik para se të nisen për mision, gjatë misionit, por edhe kur kthehen.”

 

Ai shprehu trishtimin e tij për këtë ngjarje.

 

“Është një ngjarje që na ka trishtuar, efektivët tonë në misione ndërkombëtare janë pjesë ë krenarisë tonqë kombëtare. Ne duam të jemi dinjitozë në aleancë. Nuk mund të jemi dot dinjitozë me forca të mëdha ushtarake. Nuk duam të mbetemi pas.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *