Ish-gazetarja e njohur kosovare, Arbana Xharra, e cila së fundi është angazhuar në politikë, duke u bërë pjesë e PDK-së, është dhunuar barbarisht nga persona ende të paidentifikuar në Prishtinë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 01.00 pas mesnate në një parking në afërsi të shtëpisë së saj, ndërsa Xharra kthehej nga Tirana, ku ishte e ftuar në emisionin “Oktapod” në Vizion Plus.

 

Si pasojë e dhunës fizike ajo ka marrë plagë dhe është dërguar në spitalin e Prishtinës. Gjendja shëndetësore paraqitet e mirë dhe pas marrjes së mjekimit është larguar. Policia mbërriti në vendngjarje pas informacionit të marrë për sulmin. Hetimet për të zbuluar autorët e tij vazhdojnë, por ende nuk ka asnjë person të ndaluar. Motivet gjithashtu janë të panjohura.

 

Por, pak orë përpara sulmit, Xharra bërëi disa deklarata të forta në studion e “Oktapod”: ajo dënoi ashpër axhendën islamike të Erdoganit në Kosovë. Xharra shpjegoi edhe se përse nuk iu bashkua Lëvizjes Vetëvendosje, madje duke e quajtur atë sekt politik.

 

Xharra deklaroi gjithashtu se vihet re një rritje e ndikimit rus në rajon. Ish-kryeredaktorja e të përditshmes “Zëri”, ka qenë fituese e çmimit ndërkombëtar prestigjioz për “Gra të Guximshme”, që jepet nga sekretari amerikan i Shtetit. Për qëndrimet e saj kritike, ndaj saj janë bërë edhe kërcënime për jetën nga ekstremistët.

 

Ndiqni intervisten e plotë të Xharrës me Turjan Hyskën në Oktapod:

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *