Subscribe

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu shprehet se Shqipëria është një vend me rrezikshmëri të ulët, sa i përket infektimit nga virusi i ri.

 

Në mbledhjen e Task-Forcës me ekspertët për masat e ndërmarra, Manastirliu bën me dije se plani i emergjencës është i udhëzuar nga Organizata Botërore e  Shëndetësisë. Ajo shton se kjo situatë p㍑r virusin ri ka menaxhim ndërkombëtar.

 

Ndër të tjera, ministrja thekson se në pikat kufitare po realizohet një punë informuese dhe trajnuese.

 

“Kemi planet e reagimit në varësi të shkallës së rrezikshmërisë.  Kam kërkuar të merren masa parapake për rritjen e survejimit“, deklaroi Ogerta Manastirliu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *