Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se nuk e priste aspak që kryeministri Edi Rama të kryente ndryshime në qeveri vetëm pak muaj para zgjedhjeve.

 

Ai tha se vendimi për t’i besuar drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes i erdhi si surprizë. Peleshi hodhi poshtë edhe zërat se ka patur një ftohje në marrëdhëniet e tij me Ramën.

 

“Flitej për ftohje sepse është e para gjë që të vjen në mendje kur hiqesh nga një post. Por unë nuk e kam menduar kështu, nuk jam më i miri i mundshëm, ishte surprizë vendimi për ndryshimet në kabinet. Nuk mendoja se në muajt e fundit do të më duhej të merrja edhe këtë post. Nuk kam patur për asnjë rast ftohje apo hatërmbetje me kryeministrin. Kush ka hatërmbetje, është i padenjë për të qenë ministër.”

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *