Ambasada e Greqisë në Tiranë organizon eventin për promovimin e verës greke në tregun shqiptar me titull GREAT WINES: «A Greek Symposium: Wine Tasting» në Hotel «PLAZA TIRANA» më 19-20 Qershor 2018.

Ky event është pjesë e eventeve tashmë të institucionalizuara nën markën GR-EAT, të cilat kanë si qëllim njohjen e bizneseve, si edhe të konsumatorëve shqiptarë me ushqimet dhe pijet e përzgjedhura greke. Në mënyrë të veçantë, GR-EAT Gala Dinners, kanë një ndikim të madh në audiencën shqiptare dhe kanë marrë përmasa të gjera publike (transmetime në stacione radiofonike dhe TV, revista dhe MME). Në të njëjtën kohë, ofrojnë tek bizneset një mundësi ideale për të krijuar lidhjet e tyre dhe për të shprehur komplimenta drejtuesve, partnerëve dhe klientëve përmes një përvoje gastronomike dhe vere të kualitetit dhe estetikës së lartë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *