Pak kohë më parë, reperi Capital T trazoi “ujërat” me një postim të bërë në TiK Tok që u interpretua si ndarje nga modelja e njohur Adrola Dushi.

“Si fle unë, kur e di që jam single dhe askush nuk më tradhton”, shkruan ai përbri videos ku shfaqej i shtrirë në një divan.

Detaji qarkulloi kudo në media, megjithatë nuk pati asnjë reagim nga ana e të dyve nëse ishin ndarë apo vazhdonin të ishin bashkë.

Sakaq, dyshja nuk ndajnë as postime me njëri-tjetrin në rrjete sociale dhe për çdo detaj lidhur me romancën e tyre tregohen shumë të rezervuar.

Megjithatë ajo që ka rënë në sy së fundmi është një koment i reperit në foton e modeles, çka hedh poshtë dyshimet për ndarje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *