Mimoza Shkodra duket se e ka kaluar fazën më të vështirë të ndarjes nga Seldi. Kënga më e fundit është “Mu ma le fajin”, duke bërë që  Mimoza t’i qëndrojë besnike stilit të saj të baladave.

 

Kënga flet për një histori dashurie, e cila ka përfunduar për shkak të gabimeve të çiftit, por pavarësisht kësaj ata janë dashur.

 

Menjëherë pas publikimit, kjo këngë ka tërhequr vëmendjen e fansave, të cilët shkruajnë se ky është një dedikim i hapur për Seldin. Ata shprehen se teksti i këngës bazohet në historinë e dashurisë së dy ish-partnerëve, të cilët u ndanë rreth një vit pasi bënë zyrtare lidhjen e tyre.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *