Subscribe

Taulant Balla nuk do të jetë më sekretar I përgjithshëm I PS.

Ai zëvëndësohet në këtë post nga Damian Gjiknuri, I cili gjithashtu do ti marrë vendin Ballës edhe si drejtues politik i PS në Elbasan.

Ndërkohë Balla do të jetë në Fier drejtues politik dhe do të vazhdojë të mbajë postin e kreut të grupit parlamentar të PS,.

Vetë Balla pas përfundimit të mbledhjes se Asamblesë së PS, tha se nuk ka asnjë arsye të ketë hatërmbetje me kryeministrin Rama, pas pyetjes që i bënë gazetarët.

 

Nuk e mendoj që të jesh kryetar i grupit parlamentar të shumicës parlamentare në mandatin e tretë të mos jesh në pozicion të rë Do të mërzitem me Ramën nëse qarku i Elbasanit nuk do të marrë investimet e nevojshme dhe të domosdoshme për të kthyer borxhin që i ka PS për mandatin e tretë. Do jem në Kuvend që çdo rrugë, kanalizim, investim për ujin e pijshëm, shkollë, çerdhe, Elbasani të ketë vëmendjen e parë të qeverisë. Meqenëse jam deputet i qarkut të Elbasanit, gjej rastin të falënderoj afro 90 mijë votues, që si asnjëherë më parë dhe në mënyrë historike, dua t’i falënderoj një për një. Të falënderoj edhe ata që nuk na votuan. Dua të falënderoj edhe anëtarësinë, patronazhistët, që kanë bërë një punë të shkëlqyer sepse ne kemi ditur të ngremë një makineri elektorale shumë efikase që bëri të mundur fitoren e mandatit të tretë

 

Këmbënguljes së gazetareve të cilët e pyeten se përse Rama nuk e vlerësoi me post ministror në kohën kur ai ishte më I votuari në zgjedhje, Balla u shpreh:

 

Unë ju thashë që kryetari i shumicës në një Parlament me përgjegjësi të mëdha është përgjegjësia e dytë pas kryeministrit në administrin e besimit që na kanë dhënë qytetarët. Unë do vazhdoj të jem në krye të grupit parlamentar të PS. Unë nuk shoh në këtë vendim asnjë shmangie nga jo që unë kam dëshirë të bëj. Unë jam i vetmi deputet që kam kandiduar në të njëjtën zonë zgjedhore, dhe kjo është një lidhje e fortë mes zgjedhësve dhe të zgjedhësve. Prej ditës së parë kur jam zgjedhur deputet kam thënë se do vazhdoj të jem zëri i atyre që kanë votuar për mua.

 

Në fund edhe një përgjigje për emrat e qeverisë së re.

 

Lidhur me qeverinë nuk kam asnjë koment, përveçse mbështetje maksimale. Të gjitha ministrat meritojnë respekt. PS do të fitojë zgjedhjet e 2023, vendoret, dhe zgjedhjet e përgjithshme në 2025, ku është objektivi im dhe i kolegeve të mi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *