Imami i xhamisë “Dine Hoxha” në Rrugën e Kavajës, Ahmet Kalaja për emisionin “Natën e mirë dhe Paç fat”, rrëfeu se si i ndihmon të rinjtë të heqin dorë nga droga. Në xhami ka një mjek që thërritet për t’i ndihmuar të rinjtë, ndërsa psikologun e bën vetë. Ai shprehet se ka raste që mund t’i shërojë të rinjtë brenda dy ditësh.

 

Për herë të parë, ai bëri publik faktin se ka në projekt të ndërtojë qendrën më të madhe të rehabilitimit në Shqipëri. Ai po punon për ta realizuar atë sipas një modeli italian të qendrave për detoksikim të të rinjve të zhytur në drogë.

 

 

Për imamin, hashashi nuk konsiderohet drogë më në këtë vend. Por, ai i jep përgjigje për herë të parë akuzave që i bëhen se në xhaminë që drejton ka njerëz problematikë, apo të cilët kanë një të shkuar kriminale.

 

Imami rrëfen se dera e xhamisë është e hapur për të gjithë, dhe se ai nuk ndalon askënd, pavarësisht të shkuarës së tij. Sa për veten, imami e pranon se mund të bëjë dhe gabime, por ai pret që kritikat t’i japin atij një impuls të ri.

 

Sipas imamit Ahmet Kalaja, familja është kryesorja për të parandaluar konsumin e drogës tek fëmijët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *