Telefoni është një ndër objektet që secili nga ne e ka të pamundur që të qëndrojë qoftë edhe një sekond larg tij.

 

Tani është bërë pjesë e jetës tonë dhe nuk e heqim dot nga dora, sepse në një farë mënyre na mban të lidhur jo vetëm me miqtë, por dhe me botën. Megjithatë, ka një problem me to.

 

Bacteria dhe mënyra se si ne e karikojmë duket që është dhe problem kryesor në lidhje me përdorimin e tij.

 

Më poshtë do të lexoni disa këshilla që ju vijnë në ndihmë në lidhje me këtë;

 

Mos vazhdoni ta karikoni kur bateria është 100%

Momenti më i keq për të karikuar telefonin është gjatë natës, pasi në momentin kur telefoni karikohet 100% dhe vazhdon të karikohet arrin në atë që quhet ‘ngarkesë e karikimit’. Kjo shkakton tensionin e lartë të telefonit tuaj dhe ndikon menjëherë në baterinë e tij. Bateria nuk duhet të jetë asnjëherë e plotë pasi mund t’ju japi probleme më pas.

 

Karikojeni telefonin sa herë të mundeni gjatë ditës

Është më mirë të karikoni telefonin tuaj sa herë të mundeni gjatë ditës sesa ta karikoni menjëherë sa bateria shkon 1%. Kjo ndihmon që bateria të optimizohet dhe të qëndrojë më gjatë.

 

Hiqni mbrojtësen

Kompania ‘Apple’ ka thënë se duhet të hiqni mbrojtësen përpara se të karikoni telefonin. Gjithashtu, kur jeni jashtë mundohuni të mos e ekspozoni telefonin në diell apo në temperatura të larta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *